Kajl Uoker vendos për 48 orë, Milani synon edhe tri përforcime
Kajl Uoker duhet të jetë përforcimi i parë për Milanin në këtë hapësirë merkatoje. Në dalje nga Siti, anglezi duhet vetëm të gjejë një marrëveshje mbi kontratën e cila do të vlejë rreth 8 milionë euro dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026. Por, Milani nuk do ta mbyllë ofensivën përforcuese me kaq. Në orët e fundit ka pasur edhe një sondazh për Antonio Silvan e Benfikës, interesat e së cilit mbulohen nga Zhorzh Mendesh, menaxher edhe i Serxho Konseisaos. Afrimi i portugezit, do të lehtësonte largimin e Fikajo Tomorit te Juventusi. Mes objektivat më të rinj të Milanit është edhe Rodrigo De Paul. Mesfushori argjentinas mund të kthehet në Serie A pas përvojës së tij të shkëlqyer me fanellën e Udinezes.
Lajmi është raportuar nga “Sportmediaset” që ka zbuluar se kontrata e lojtarit me Atletikon e Madridit skadon në vitin 2026. Nëse rinovimi nuk arrin shpejt, “Djalli”, thuhet, mund të bëjë një lëvizje duke ofruar rreth 20 milionë euro. Diçka do të bëhet edhe për sulmin. Abraham si titullar nga Juves është një provë e mëtejshme, teksa në planet e Milanit nuk është më as Luka Joviç. Kuqezinjtë vazhdojnë të monitorojnë tregun për ndonjë afrim në këtë aspekt.
Pa refuzimit të Çelsit për huazimin e Zhoao Feliksit, drejtuesit e Milanit kanë biseduar me Porton për Eduardo Gabriel Kosa, i njohur si Pepe. Sulmuesi njihet mirë nga vetë trajneri Konseisao që e ka kërkuar vetë 28-vjeçarin. Emri tjetër është ai i Patrik Shik të Leverkusenit që vështirë se mund t’i hapë derën një transferimit. 11 gola në 14 prezenca dhe përvoja në Serinë A e bëjnë çekun një lojtar ideal për nevojat e “Djallit”.