Kalimi ilegal në Bit Pazar, Toshkovski i prerë: Ose rregull, ose anarki!
Qyteti i Shkupit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të dy institucionet po punojnë për të gjetur zgjidhje për rregullimin e problemit me kalimin ilegal në Bit Pazar.
Pyetja e TV Shenja drejtuar ministrit Pançe Toshkovski nxiti nervozizëm të mbështjellë me përgjigje diplomatike. Për Toshkovskin një herë e përgjithmonë duhet të vendosim, nëse ligjet do të vlejnë për të gjithë ose do të vendosim të jemi në anarki dhe të jetojmë në kaos.
Megjithatë, në të ardhmen e afërt, ministri Toshkovski paralajmëroi veprime konkrete dhe zgjidhje të këtij problemi.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHM
Si shoqëri dhe si popull me patjetër duhet ta kuptojmë një çështje. Nëse merremi vesh që t’i respektojmë rregullat, me patjetër duhet ti respektojmë. Nëse jo, ejani të jetojmë në kaos dhe anarki dhe të bëj kush çka dëshiron. Nëse kemi marrëveshje t’i respektojmë rregullat, le t’i respektojmë, në të kundërtën, gjithkush të bëjë atë që mendon. Njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojmë se rregullat e lojës i përcaktojmë ne, në bazë të nevojave tona dhe në bazë të konsensusit dhe dëshirave..e të tjerë. Por, nëse kemi marrëveshje që t’i respektojmë, nuk mundet të bëj kush çka dëshiron, dhe kjo si porosi duhet përcillet zëshëm.
Kujtojmë se tentativa e parë e Qytetit të Shkupit për të mbyllur vendkalimin ilegal në Bit Pazar hasi në rezistencë qytetare dhe në protestë. Qytetarët kërkuan e vazhdojnë të kërkojnë legalizimin e vendkalimit në fjalë përmes vendosjes së semaforit, nga ana tjetër autoritetet insistojnë që i njëjti duhet mbyllur.
Mevludin Imeri /SHENJA/