
Kaliofiori: Jam mbrojtës, por u kam thënë se mund të shënojë gola
Arsenal arriti një fitore të madhe në fushën e Volves me rezultatin 1-0, në një ndeshje të komplikuar për shkak se luajti një pjesë loje me 10 lojtarë. Edhe vendasit e mbyllën me 10 lojtarë e në këto momente përfitoi heroi i ndeshjes. Mbrojtësi Rikardo Kalafiori, i aktivizuar në pjesën e dytë shënoi golin e fitores për “Topçinjtë”, që i mban në vendin e dytë në renditje.
“Siç mund ta imagjinoni, kjo është një fitore e rëndësishme. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Kalafiori.
“U kisha thënë shokëve të skuadrës së mund të shënoj gola. Puna ime është të mbroj, por kur kam mundësi të dal përpara… Strategjia ishte të bënim një lojë mbrojtëse dhe të shfrytëzonim rastet dhe ia dolëm mbanë. Nga pankina ishte e qartë se nuk ishte karton i kuq. Ai ishte shumë i zhgënjyer për atë ngjarje, por në fund, ne fituam. Kështu që, asgjë nuk ndodhi dhe tani është i lumtur,” tha mbrojtësi italian.
Për Kalafiori, ky është goli i dytë në kampionat këtë sezon në 12 ndeshje të Premier League ku është aktivizuar.