AA
SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër A.P. (68) nga Manastiri për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe kundër M.D. (60) nga Resnja për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i të dhënave personale”.
“E denoncuara e parë, si drejtore e Institucionit Publik Shëndetësor – Spitali i specializuar Oteshevë, gjatë viteve 2022 dhe 2023 ka lidhur tre kontrata pune me një person nga Resnja, nga të cilat ajo ka nënshkruar vetëm dy, ndërsa e treta është nënshkruar nga një person i tretë për angazhimin e tij për kryerjen e veprimtarive ndërtimore, por personi nuk ka qenë i pranishëm dhe i angazhuar fare në institucion. Gjithashtu e denoncuara e parë duke përdorur tokenin e dhënë, gjatë periudhës së theksuar ka miratuar dhe nënshkruar urdhërpagesat nga llogaria bankare e institucionit, për një shumë të përgjithshme prej 145.904 denarë, me ç’shumë shumë i ka shkaktuar dëm Ministrisë së Shëndetësisë”, thonë nga SPB Manastir.
E denoncuara e dytë, si avokate dhe këshilltare për burime njerëzore i ka përgatitur tre kontratat konkrete të punës, ndërsa pa pëlqimin e personit, ka përdorur të dhënat e tij personale dhe numrin e llogarisë së transaksioneve bankare, me çka përmes pagesës së mjeteve financiare, në bazë të shërbimeve të kryera në mënyrë fiktive, i ka shkaktuar dëm institucionit në shumën prej 145.904 denarëve.
Në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku të ftuar janë përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, nga
I ftuar në emisionin“Debat në Shenja”, përfaqësuesi i BDI-së, Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër propozim-ligjin që ishte paraparë të kalonte
Ambasadori suedez Ola Solström tha se Maqedonia ka perime dhe fruta më të mira se Suedia, por atje nuk hudhen