
Kalvin Filips zyrtarizohet te “çekanët” e Uest Hemit
Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, mesfushori me tipare mbrojtëse, Kalvin Filips, ka firmosur me skuadrën e UestH Hemit dhe largohet nga Man. Siti, pasi që nuk kishte minutazh të mjaftueshëm. Filips e ka objektiv kryesor marrjen pjesë në Kampionatin Evropian të futbollit, “Euro 2024” dhe këtë gjë mund ta bëjë vetëm nëse siguron kontratën me një ekip të ri dhe në këtë fushë, hyjnë në skenë, kampionët në fuqi, të Ligës së KOnferencës.
Bëhet fjalë për “çekanët” e Uest Hemit, me skuadrën e drejtuar, nga tekniku Dejvid Mojs, që ka arritur të mundë rivalitetin e Juventusit, Barcelonës dhe Njukasëllit, teksa tashmë raportohet se marrëveshja është konkretizuar, me “Blutë” e Mançesterit dhe “ylli” i mesfushës firmosi si lojtari më i ri i “Çekanëve”.
Kujtojmë se për kartonin e Kalvin Filipsit, “Qytetarët” derdhën plot 49 milionë euro në arkat e Lids Junajtedit, verën e vitit 2022, mirëpo “shkatërruesi” nuk ia doli kurrë të kthehej në protagonist duke luajtur vetëm 31 ndeshje e duke shënuar një gol.