Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Kamarieri zbulon divorcin: Ishin në restorant të Barcelonës, ishin të tensionuar
Sport

Kamarieri zbulon divorcin: Ishin në restorant të Barcelonës, ishin të tensionuar

January 20, 2025

AA

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja rreth fundit të martesës mes Pep Guardiola dhe Kristina Serra, pas më shumë se 30 vitesh lidhje dhe tre fëmijëve të sjellë në jetë. Këtë javë, gazetarët Laura Fa dhe Lorena Vázquez zbuluan në podkastin e tyre “Mamarazzis” se çifti kishte filluar të jetonte i ndarë që nga viti 2019 dhe se gjithçka mori fund në fund të vitit 2024, kur trajneri i Manchester City njoftoi rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera, deri më 2027.

Ky vendim duket se ishte faktori kryesor që çoi drejt prishjes përfundimtare të një marrëdhënieje që me kalimin e kohës kishte filluar të dobësohej. Serra vendosi të kthehej në Barcelonë për të menaxhuar nga afër markën e saj të modës luksoze “Serra Claret”, e cila ka qenë biznesi kryesor i saj ndër vite, Gruaja ka qenë një shtyllë e fortë bështetjeje për Pep-in.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Guardiola udhëtoi për në Barcelonë në tetor për të diskutuar me Cristina Serra rreth çështjes së rinovimit, përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Takimi mes tyre ndodhi në restorantin “Bodega Sepúlveda”, vendi i preferuar i Guardiolës në kryeqytetin katalanas. Ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte se disa dëshmitarë të pranishëm në atë moment vunë re se “çifti dukej i tensionuar”.

Një kamarier i restorantit konfirmoi për mediat britanike takimin mes çiftit: “Ata u ulën në një kënd dhe dukeshin paksa të tensionuar. Po flisnin me një ton të ngritur”. Kamarieri shtoi se stafi i restorantit mbeti i tronditur kur disa muaj më vonë u bë publik lajmi për divorcin.

Pas këtij takimi me Serra, trajneri katalanas u kthye në Manchester dhe firmosi rinovimin e kontratës, e cila, nëse përmbushet, do t’i mundësojë atij të kompletojë një dekadë në stolin e Manchester City.

Sipas Fa dhe Vázquez, arsyeja përfundimtare e divorcit ishte fakti se familja e Guardiolës mendonte se qëndrimi në Angli po i afrohej fundit dhe kishin filluar të planifikonin një jetë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, duket se Pep kishte plane të tjera.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
Kosovë

Mustafa i kundërpërgjigjet Osmanit: Është katandisur keq, dëm të merrem

November 13, 2026
Maqedoni

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5163
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15478
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.