
Kampanja e tij e quajti Puerto Ricon “ishull të plehrave”, Jennifer Lopez i reagon Trumpit në tubimin e Kamala Harris
AA
Jennifer Lopez ka folur të enjten në tubimin e Kamala Harris në Las Vegas, derisa i reagoi kandidatit republikan Donald Trump.
Këngëtarja tha se kampanja e Trumpit ka fyer “secilin latin në vend”, duke iu referuar talljes që bëri një komedian për Puerto Ricon.
Komediani pro-Trumpit e quajti Puerto Ricon [vendi ku u lindën prindërit e Jennifer Lopez] “ishull lundrues i plehrave”.
“Në Madison Square Garden, ai na kujtoi se kush është në të vërtetë dhe si ndihet me të vërtetë”, tha Lopez për Trump. “Nuk ishin vetëm vendasit e Puerto Ricos që u ofenduan atë ditë, okay ? Ishte çdo latino në këtë vend, ishte njerëzimi dhe kushdo me karakter të mirë”.
“Ky është gjithashtu vendi ynë”, tha Lopez të enjten mbrëma.
Në një moment, këngëtarja u kaplua nga emocionet dhe lotët.
“E dini çfarë? Ne duhet të jemi emocionalë. Duhet të jemi të mërzitur. Duhet të jemi të frikësuar dhe të indinjuar. Dhimbja jonë ka rëndësi. Ne kemi rëndësi”, tha Lopez. “Zëri juaj dhe vota juaj kanë rëndësi”.
Trupat turke mbërrijnë në Kosovë në mbështetje të
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar
Sot pritet të takohen Trumpi dhe Netanyahu
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë këtë të hënë, në një
Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë