
Kampionët, ja me cilat ekipe mund të përballen 4 skuadrat e kualifikuara të martën
Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë dekretuar kalimin mes 16 skuadrave më të mira të 4 skuadrave të para, teksa të mërkurën do të mësohen emrat e 4 skuadrave të tjera.
Fejenordi, Klub Brizh, Bajern Munihu dhe Benfika siguruan biletën për më tej në turne. Ekipet do të mësojnë të premten përballjet e tyre në shortin që hidhet nga UEFA, por ndarjet paraprake sipas sistemit të ri, krijojnë që tani një ide të atyre që mund të jenë kundërshtarët.
Fejenordin nuk e pret një short i lehtë, pasi do të ndeshet në turin tjetër me njërin mes Interit ose Arsenalit. As Bajern Mynih nuk parashikon kualifikuese të lehta, pasi përballë do të jetë Bajer Leverkusen, ose Atletiko Madrid.
Klub Brizh do të përballet në turin tjetër me njërën mes Lilës ose Aston Vilës. Ndërsa Benfika mund të ketë shortin më të vështirë pasi përballë do të ketë njërën mes Barcelonës dhe Liverpulit.