
Kampioni i botës njofton lamtumirën nga kombëtarja pas “Kopa Amerika”
Mesfushori argjentinas Anhel Di Maria, ka zyrtarizuar orët e fundit lamtumirën e tij nga kombëtarja në fund të “Kopa Amerika”, turne që po zhvillohet aktualisht në Amerikë. Numri 11 i kombëtares amerikano-latine e zyrtarizoi vendimin pas ndeshjes së fituar ndaj Perusë në ditën e tretë të fazës së grupeve. Argjentina mundi Perunë 2-0, sfidë ku Di Maria ishte autor i një asistimi të shkëlqyer.
“Po shijoj çdo moment të këtyre ndeshjeve të fundit me Argjentinën. Ndonjëherë jam pak melankolik, ndonjëherë pak i lumtur. Por vendimi është marrë shumë herë dhe nuk ka kthim prapa,” tha mes tjerash jojtari 36-vjeçar i Benfikws.
“Fideo”, që ishte kapiten në këtë ndeshje, hyri në fushë me vajzën e tij për dore.
“Ishte radha ime të bëhesha kapiten dhe e di që ka mbetur shumë pak shiritin në këtë kombëtare. Për këtë arsye, hyrja në fushë me vajzën time ishte e paharrueshme ishte e bukur të shihja fytyrën e tij të vogël dhe lumturinë e tij,” tha Di Maria.