
Kanadezi thyen rekordin botëror për ngrënie të specave të djegës
Një garues me stomak të hekurt theu një rekord Guinness duke ngrënë 25 speca djegës Carolina Reaper për 4 minuta e 36.26 sekonda.
Mike Jack, YouTuber kanadez i njohur për tolerancën e lartë ndaj ushqimit pikant, vendosi këtë rekord gjatë festivalit Goatfest në Kitchener, Ontario.
Specat Carolina Reaper kanë një nivel djegësie prej 1,641,183 njësish Scoville, ndërsa një spec mesatar jalapeno ka vetëm 4,000-8,500 njësi. Carolina Reaper u konsiderua speca më djegës në botë deri në vitin e kaluar, kur u prezantua “Pepper X”.
“Mund të duket sikur e bëj të duket e lehtë, por po digjem përbrenda, e ndjej vërtet”, tha Jack për Guinness World Records dhe shtoi se “këta speca djegin shumë”.
Jack mban disa tituj të rekordeve Guinness, por jo të gjithë kanë lidhje me ushqimet pikante – vitin e kaluar theu një rekord duke pirë një lëng Capri Sun për 21.71 sekonda duke përdorur një pipë letre. /Telegrafi/
View this post on Instagram