AA
Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se Ukraina do të marrë “shumë shpejt” sisteme të reja raketore me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe sistemet raketore Patriot, pas një marrëveshjeje të presidentit amerikan, Donald Trump me NATO-n për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin.
“Ukrainës i nevojiten sisteme për goditje në thellësi të territorit armik në mënyrë që të mbrohet më mirë, dhe shumë shpejt do të marrë mbështetje shtesë në këtë drejtim”, tha Merz në një konferencë për shtyp në Mbretërinë e Bashkuar, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarit të Politico.
Lideri gjerman shtoi se këto sisteme mund të bëhen operacionale në territorin ukrainas brenda disa javësh. Deklaratat e tij vijnë pasi Trump njoftoi të hënën se një pjesë e sistemeve mbrojtëse amerikane Patriot do të dërgohet “brenda disa ditësh”, megjithëse disa ekspertë kanë shprehur dyshime për shpejtësinë reale të këtij transferimi.
Gjenerali Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Ajrore Aleate të NATO-s, deklaroi se “përgatitjet janë në zhvillim e sipër” dhe se aleanca “po punon ngushtë me gjermanët për transferimin e Patriotëve”.
Merz arriti në Mbretërinë e Bashkuar, ku së bashku me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi të thelluar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Merz sqaroi se ministrat e Mbrojtjes tashmë po përgatitin logjistikën për dërgimin e armëve në Ukrainë – si pjesë e planit të Trumpit – vendet evropiane fillimisht do të dërgojnë armë, dhe më pas do të blejnë zëvendësuesit nga SHBA-ja.
Starmer theksoi se është “krejtësisht e qartë që Trump dëshiron që Putini të ndalet” dhe se “mesazhin e tij politik tani po e mbështet me ndihmë konkrete ushtarake”.
Të dy liderët theksuan nevojën për presion ekonomik shtesë ndaj Rusisë. Merz i bëri thirrje Trumpit që të mbështesë paketën e sanksioneve të propozuar nga senatori amerikan, Lindsay Graham.
Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se nesër pritet mot i vranët, me
Parkingu i ri i Qendrës Klinike pritet të ketë edhe 1000 vende parkimi të reja, ndërsa brenda një viti pritet
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga qëndrimi që paga minimale të rritet në mënyrë lineare. Megjithatë ai shprehet se