
Kandidat i mundshëm i Frontit Evropian në Dibër, Tiron Jajaga
Ish zv ministri i Mbrojtjes nga radhët e ASH-së së Ziadin Selës, Tiron Jajaga pritet të jetë njëri opsionet e mundsh për kandidat i koalicionit “Fronti Evropian” në komunën e Dibrës, mëson ZYRTARE.net.
Jajaga njihet si një figurë aktive në jetën publike të Dibrës dhe më parë ka qenë i angazhuar në funksione të ndryshme administrative dhe politike në nivel qendror.
Megjithatë, zyrtarizimi i kandidaturës së tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e koalicionit.
Sipas burimeve të ZYRTARE.net, gjatë ditës së djeshme është arritur një dakordësim brenda koalicionit të Frontit Evropian, të përbërë nga BDI, ASH (Ziadin Sela) dhe ASH (Arben Taravari), për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale të ardhshme. Mësohet se në kuadër të marrëveshjes, BDI-së i janë ndarë 10 komuna, ASH-së së Ziadin Selës 3 komuna, dhe ASH-së së Arben Taravarit 4 komuna – ku Dibra thuhet se është pjesë e diskutimeve që i janë ofruar Ziadin Selës./ZYRTARE.net/
Marrëveshja e Frontit Evropian: BDI 10 komuna, ASH 7 komuna?