
Kanguri i arratisur viziton kampusin e Universitetit në Tennessee
Një kangur foshnje është arratisur nga shtëpia e pronarit të tij në Tennessee të SHBA-së dhe ka kaluar në oborrin e një kolegji përpara se të kapej sërish.
Universiteti Lincoln Memorial me anë të një postimi në rrjete sociale tha se kanguri australian u pa duke kaluar në kampusin e universitetit përpara se të ikte përsëri në pyllin prapa.
Nuk vonoi shumë dhe kanguri u kap nga rojet e Parkut Kombëtar Cumberland Gap.
Kafsha e quajtur BooBoo u zbulua se kishte ikur nga shtëpia pa dijeninë e pronarit. /Telegrafi/
View this post on Instagram