Kanye West paditet për ngacmim seksual nga një ish-punonjëse
AA
Ish-asistentja e Kanye West e ka paditur atë për ngacmim seksual, sipas disa dokumenteve gjyqësore.
Në dosje, Lauren Pisciotta tregoi se ajo filloi të punonte me reperin në korrik të vitit 2021, ndërkohë që ai po përgatitej të lansonte linjën e tij të modës, Yeezy.
Influencueses – e cila gjithashtu bashkëpunoi me West në disa këngë – iu ofruan një milion euro për këtë punë.
Kushti i vetëm ishte që ajo të ishte në dispozicion të këngëtarit të “Heartless” 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë – gjë që ajo e pranoi.
Në padinë e saj, Pisciotta theksoi se po fitonte gjithashtu një milion euro shtesë nga OnlyFans.
West dyshohet se e ngriti pagën e modeles në dy milionë euro në vit.
Menjëherë pas kësaj, babai i katër fëmijëve dyshohet se filloi t’i dërgonte mesazhe vulgare.
Krahas, ai filloi t’i dërgonte edhe video duke kryer marrëdhënie me gra të tjera.

(VIDEO) Dhuna në familje – Nga viti 2024
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon
Kurti: Në seancën për presidentin, mungoi PDK-LDK-AAK dhe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka folur për situatën politike tashmë të krijuar edhe pasi nuk
(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Idrizi:
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet,