Kaos në zhveshtoren e Realit, Modriç dhe Vinicius Jr më të zëshëm
Real Madridi pësoi një humbje të rëndë në shtëpi ndaj Milanit (1-3) në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, pas së cilës sipas mediave spanjolle, ka ndodhur një kaos I vërtetë në dhomat e zhveshjes së “klubit mbretëror”.
Luka Modriç dhe Vinicius Junior kanë ngritur zërin ndaj bashkëlojtarëve të tyre, duke u kërkuar atyre që të tregonin më shumë angazhim në fushë.
“Problemet brenda dhe jashtë fushës po bëhen më të mëdha dhe situata mund të përshkallëzohet plotësisht. Pika e fundit në krizën e madhe ishte mungesa e intensitetit në skuadrën e Real Madridit, e cila u pasua me fishkëllima nga tribuna në Santiago Bernabeu”, shkruan gazeta spanjolle “Don Balon”.
Në dhomën e zhveshjes, Modriç, si kapiten dhe Vinicius, si një nga lojtarët kryesorë, u kërkuan bashkëlojtarëve të bënin ndryshime në qasjen e tyre. Megjithëse kritikat ishin një shprehje zemërimi dhe zhgënjimi, mesazhet mbartnin gjithashtu inkurajim për të kapërcyer krizën dhe për të shmangur rëniet e mëtejshme.
Kroati dhe braziliani kujtuan se Real Madridi është një skuadër që ka traditë lufte dhe trazirash, sidomos në Ligën e Kampionëve. Ata u kërkuan shokëve të skuadrës që të vetëkritikojnë, të mësojnë nga gabimet dhe të punojnë së bashku për të rivendosur harmoninë në ekip.