
Kaosi në Skenderaj pas ardhjes së Kurtit, momenti kur bie në pranga një person: Hiqe kamerën
Medat lokale bëjnë me dije se së pak një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kaosit të shkaktuar gjatë tubimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Skenderajt.
“Hiqe kameren”, dëgjohet të ketë thënë personi që ra në prangat e Policisë.
Qytetarë të shumtë dolën sot afër Shtëpisë së Kulturës ku VV po mbante tubimin, duke e kundërshtuar praninë e Kurtit aty.
Nën brohoritjet për ish-presidentin, Hashim Thaçi e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, hedhjes së fishekzjarrëve e ndërhyrjes së Policisë, u përcoll ky tubim.