AA
Dy persona janë arrestuar në hyrje të fshatit Zhelinë, pasi në automjetin e tyre të tipit “Audi”, janë gjetur gjashtë qese me marihuanë, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se të dy personat ishin nga fshati Trebosh i Tetovës.
“Më 03.11.2025, rreth orës 21:00, në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, pranë hyrjes për fshatin Zhelinë, policia nga Stacioni i Sigurisë së Trafikut në Tetovë arrestoi B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh i Tetovës. Gjatë kontrollit tek ata dhe në automjetin “Audi” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u konfiskuan gjashtë qese me marihuanë. Të arrestuarit janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet padia përkatëse”, thonë nga MPB.
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e
Mbledhja e taksave rritet çdo vit, por për dy vjet me radhë, pagesa e rimbursimeve të TVSH-së për kompanitë ka
E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së