Kapet me kokainë me vlerë 3 milionë euro bojaxhiu shqiptar në Itali
Një 40 vjeçar shqiptar ka përfunuar në pranga një ditë më parë në Ravena të Italisë pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.
Sipas mediave italiane shqiptari se nëse doga e sekuestruar do të shitej në treg, kapte vlerën e 3 milionë eurove. Mësohet se sasia e kokainës kishte si destinacion rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.
Edhe pse 40-vjeçari u përpoq t’i shpëtonte arrestimit, policia ka bërë të mundur lokalizimin e tij, duke gjetur edhe 31 kg kokainë të fshehur në makinë. Ai nuk rezultonte një njeri me precendent të mëparshëm penal, teksa ndërkohë punonte si bojaxhi.