
Kaq deputetë kanë fituar partitë në Kuvendin e Kosovës
Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re
Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.
Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.
Rezultati deri më tash i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.
Duke qenë kështu, VV-ja është larg numrit të nevojshëm prej 61 deputetësh për ta formuar qeverinë.