Karlo Ançeloti tregon arsyen e eliminimit nga Kupa e Spanjës
Karlo Ançeloti pranoi se lodhja ishte faktori kyç që Real Madridi pësoi humbjen 4-2 më Kupës së Spanjës ndaj Atletico Madridi. Vendasit u hakmorën ndaj Real Madridit, duke i mposhtur në Kupën e Spanjës.
“Askush nuk e meritonte të humbiste. Kishte disa gabime sikur të nxënësve të shkollës dhe ky ishte çelësi. Ne ishim në disavantazh kundër Atlcticos sepse ata kishin një javë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe fizikisht ata kishin pak më shumë energji. Por, ne konkurruam deri në minutën e 120-të dhe nuk dukej sikur ishim të lodhur. Tani kemi dy javë për të punuar mirë dhe për të përmirësuar gjendjen tonë fizike”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Ndryshe, koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, me “Los Blankos” që luftuan nga disavantazhet 1-0 dhe 2-1. Megjithatë, forma më e mirë fizike në fund funksionoi në favor të Atleticos dhe shënuan dy gola në vazhdime.
“Los Blankos” kanë luajtur tashmë pesë ndeshje këtë muaj, me Almerian e planifikuar për 21 janar. Pas kësaj, Real Madridi do të ketë një javë pushim.