
Kasami: Çlirimi i Kosovës ishte goditja e fundit ndaj armikut
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami dhe njëri nga liderët e VLEN-it Bilall Kasami, mori pjesë mbrëmë në shënimin e 26 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
“Çlirimi i Kosovës ishte goditja e fundit ndaj armikut. Solli pavarësinë, por hapi edhe sfidat e mëdha të ndërtimit të themeleve të shtetit.
Këto sfida vështirë mund të ndërtohen pa organizata politike dhe njerëz të cilët kanë ideale, vizion të qartë për atdheun, pastërtinë shpirtërore dhe pjekurinë e duhur politike.
Kosova e ka fatin që e ka VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin. Liderin e hekurt që menaxhon ne kapacitet të plotë shtetin dhe mbron me dinjitet të plotë çdo milimetër të atdheut.
20 vjet VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kasami.