Kasami dhe Kurti takojnë shqiptarët e Turqisë
Të ndarë në dy qytete por me takime të njejta, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i Tetovës njëheri kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kanë takuar mërgatën shqiptare në Turqi.
Kryeministri Kurti, është mirëpritur nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është Kryetarja e parë grua e kësaj komune dhe ka prejardhje shqiptare. Pjesë e diskutimit në secilin prej bashkëbisedimeve ishin mundësitë që i kemi e që mund t’i hulumtojmë më tej për më shumë lidhje dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor.
Ndërsa, Kryetari i BESËS dhe i Tetovës, Bilall Kasami ka takuar shoqatën “Kalkandelen” dhe “Gjith Ballkan” ku është mirëpritur nga Sadettin Tanseli dhe Fadil Kush. Siç njoftoi Kasami, temë e diskutimit kanë qenë aktivitetet e përbashkëta kulturore që mund të organizohen në mes Komunës së Tetovës dhe shoqatave në fjalë.