
Kasami ia përvesh krahët: Pranvera në punë!
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka filluar zëvendësimi i pajisjeve urbane në qytet. Si pjesë e kësaj iniciative, janë ndërruar ulëset e vjetra dhe të dëmtuara përballë “Pallatit të Kulturës” me ulëse të reja, duke sjellë një pamje më të freskët dhe funksionale për qytetarët.
Gjithashtu, Kasami bëri të ditur se do të zëvendësohen edhe disa kosha të mbeturinave për të përmirësuar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e qytetit. “Jemi duke iu ofruar qytetarëve një standard të ri qeverisës, nuk e kemi problem të përveshim krahët edhe vet për të punuar!” – ka shkruar ai në statusin e tij./Zyrtare.net/