AA
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.
“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.
“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,
Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur sot se do të takohet me përfaqësues të zinxhirëve të supermarketeve, për të