
Kasami jep detaje: Në kryesinë e VLEN, BESA dhe LD kanë nga 10 anëtarë, 9 anëtarë Alternativa dhe 2 nga Vetëvendosje
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka dhënë detaje mbi përbërjen e kryesisë së koalicionit shqiptar VLEN.
Sipas tij, strukturat udhëheqëse të këtij koalicioni janë të ndara në bazë të përfaqësimit të barabartë mes partive përbërëse.
Kasami ka bërë të ditur se Lëvizja BESA dhe Lidhja Demokratike (LD) përfaqësohen secila me nga 10 anëtarë në kryesi. Alternativa ka 9 anëtarë, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është pjesë e koalicionit janë të përfshirë 2 anëtarë.