
Kasami me “Agimin e Bamirësisë”, shtrojnë iftare për studentët
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami sonte ka përveshur krahët dhe i është bashkuar aktivistëve të shoqatës “Agimi e Bamirësisë”, shoqatë kjo që shtron iftare për studentët dhe skamnorët.
“Së bashku me vullnetarët e shoqatës “Agimi i Bamirësisë”, shpërndamë iftare për studentët dhe nevojtarët. Falënderoj vullnetarët, shoqatën e “Agimi i Bamirësisë”, që me vite është pranë studentëve dhe familjeve në nevojë!”, ka shkruar Kasami.