Kasami: Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se investimi nga jashtë i kompanisë Cavo Otomotiv në Tetovë është lajm i madh për rajonin e Pollogut, që siç tha, ky investim kap vlerën e 20 milionë eurove dhe se do të hapen 550 vende të reja pune.
“Një tjetër lajm i madh për Pollogun!
Angazhimi i Qeverisë dhe Ministrit Besar Durmishi sjell kompaninë Cavo Otomotiv, një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro!
Krijojmë 500 vende të reja pune në Pollog.
Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe krijimin e ardhmërisë për rininë në vendin tonë”, tha Kasami.