Kasami: Pas nënshkrimeve, VLEN fillon ngritjen e strukturave në terren
Në Pallatin e Kulturës në Tetovë ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it, duke shënuar fillimin zyrtar të subjektit si parti politike në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut, njofton TV21.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve pritet të përfundojë me sukses gjatë ditës, falë angazhimit të aktivistëve nga mbarë vendi, nga Struga deri në Kumanovë.
“Me themelimin formal të VLEN-it si parti politike, ne nisim edhe një fazë të re të organizimit dhe veprimit tonë politik. Pas përfundimit të procesit të nënshkrimeve, do të fillojmë vizitat në terren dhe ngritjen e strukturave lokale, në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve dhe të adresojmë problemet me të cilat përballen, si dhe të realizojmë programin tonë politik”, deklaroi Kasami.