AA
Bilall Kasami tha se nga fundi i këtij muaji, VLEN do të dalë me informacione për ndarjen dhe kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale.
Kasami tha se liderët e VLEN-it janë në komunikim të vazhdueshëm, dhe se një takim për të diskutuar anketat do ta kenë edhe gjatë ditës së sotme, ndërkaq theksoi se Izet Mexhiti gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët, që të kandidojë për kryetar të komunës së Çairit.
“Sa i përket z.Mexhiti. Po është fakt që në komunën e Çairit, edhe pse në sondazhe kemi pasur edhe kandidatë të tjerë, të cilët po ashtu dalin mirë në sondazhe përballë kandidatëve të opozitës. Ka preferenca të qytetarëve që janë shumë më të fuqishme për z.Mexhiti, kështu që jemi në diskutim dhe në analizë edhe…ta analizojmë edhe mundësinë që z.Mexhiti të kandidojë për Çair”, tha Kasami.
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt