Kasami: Populli do të zgjedh mes dy opsioneve, mes VLEN dhe atyre që nuk vlejnë. Opozita shqiptare, fituese absolute
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News, ku ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni të Veriut dhe për zgjedhjet e dyfishta, ato presidenciale me 24 prill dhe parlamentare me 8 maj. Kasami ka deklaruar se shqiptarët tashmë kanë dy opsione për të zgjedhur. Kanë koalicionin opozitar VLEN dhe koalicionin e pushtetit anti VLEN. Sipas Kasamit, opozita shqiptare më 8 maj do të jetë fituese absolute në zgjedhje.