AA
Kandidati i VLEN për komunën e Tetovës ka theksuar rëndësinë e sportit si pjesë e krenarisë, identitetit dhe vizionit për të ardhmen e qytetit.
Ai, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Albi Qamilin dhe ministrin e Ekonomisë Besar Durmishin, mbrëmë vizituan karateistin tetovar Driton Halimi, një emër i njohur në këtë sport.
“Dritoni nuk është vetëm kampion me medalje për Tetovën, por edhe trajner i gjeneratave të reja dhe themelues i klubit të karatesë Onyx, ku po formëson talente dhe karaktere të forta për të ardhmen. Përmes sportit, ai jo vetëm që ngre lart emrin e vet, por edhe e prezanton qytetin e Tetovës me dinjitet në çdo garë,” theksoi kandidati.
Halimi, përveç arritjeve personale, vlerësohet si një figurë që kontribuon në zhvillimin e sportit dhe edukimin e të rinjve në Tetovë. (INA)
Gjyqtari i Gjykatës Penale Nenad Saveski është propozimi i Qeverisë për prokuror publik të shtetit, i cili, nëse i jepet
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta
Situata me furnizimin dhe çmimet e derivateve të naftës në vend ka nxjerrë në pah, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim,