AA
Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar Platformën e Unifikuar Digjitale të Tetovës “TE KLIK”, e cila tashmë është e disponueshme për përdoruesit në iOS dhe Android.
Sipas Kasamit, kjo platformë do t’u ofrojë qytetarëve qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha shërbimet komunale, duke rritur transparencën dhe duke lehtësuar funksionimin e përditshëm.
“Për herë të parë, qytetarët do të mund të paguajnë parkimin online përmes aplikacionit, të shohin vendparkimet e lira, si dhe informacione për kohën e lirimit të parkimit. Po ashtu, aplikacioni ofron shërbime të shumta të lidhura me pronën – përfshirë pagesën e tatimit në pronë online, gjenerimin e fletëpagesave dhe qasjen në informacione të tjera mbi pronësinë,” u shpreh Kasami.
Ai theksoi se Tetova është komuna e parë në nivel republikan që ofron një sistem inovativ dhe unik të këtij lloji.
“Kështu, hap pas hapi, po krijojmë Tetovën moderne, europiane dhe digjitale – një qytet të fokusuar në transparencë, llogaridhënie dhe në hap me kohën,” shtoi kandidati i VLEN. (INA)
Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe preogramit SIGMA, u mbajt një punëtori praktike me temën “Nga politika te
Të gjithë anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, punëtorët, si dhe anëtarët e sindikatave të tjera të cilat udhëhiqen
Arben Fetai ka reaguar në rrjetin social Facebook për situatën e krijuar në koalicionin VLEN, pas përçarjes në Aleancën për