Kasami: Unë do t’i prijë garës në njësinë e gjashtë! Ali Ahmetin s’e shoh si konkurrent! (Video)
Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherësh drejtues i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, ka konfirmuar se ai do t’i prijë garës në njësinë e gjashtë, si përfaqësues i opozitë shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Mund të konfirmoj që bartësit e partive politike pjesë e këtij koalicioni do të jenë bartës të proceseve edhe në zgjedhjet e radhës. Pra, ne nuk flasim për bërë ndryshim dhe të rrimë anash, të tre kryetarët e partive, në këtë rast edhe përfaqësuesi i VV-së, do të jemi bartës të proceseve, por ende nuk kemi definuar se kush ku do të rrijë, në cilën listë do të jetë bartës. Por, e natyrshme është që në zonën 6 t’i prijë garës unë”, u shpreh Kasami.
LAJM: A e shikoni si konkurent Ali Ahmetin?
Kasami: Jo, më së paku. Nuk mund të jem unë konkurent i Ali AHmetit për gjithë korrupsionin, keqpërdorimet dhe dështimet e tij dhe as ai nuk mund të jetë konkurent për mua, për të gjitha që kemi realizur deri më tash, edhe në rang lokal por edhe në rang qendror”
LAJM: A do të merni pjesë në Qeverinë teknike?
Kasami: Jo. Nëse kërkohet vota jonë, ne do të kërkojmë që të jemi të përfaqësuar në Qeverinë teknike. Deri tash, ajo që dihetm në bazë të ligjit, i takon partisë opozitare, në këtë rast VMRO-së. Nëse VMRO vendos që të mos merr pjesë në Qeverinë teknike ne kemi kërkuar që ne si parti opozitare të jemi pjesë e Qeverisë teknik.