
Kasami: Vetëvendosje pjesë e opozitës shqiptare në Maqedoni, do të ketë edhe deputet
Kreu i Besës, Bilall Kasami gjatë një interviste në RTK ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë pjesë e opozitës shqiptare në Maqedoni, LEN-it përmes përfaqësuesve të saj që do të jenë në listën e përbashkët të opozitës shqiptare.
“Tani do kemi një risi, përfaqësues apo eksponentë të lartë të VV në Kosovë po njëherësh që janë edhe shtetas të RMV-së do të jenë pjesë e listave për deputetë në listat e opoiztës shqiptare, LEN me çka besojmë që votat e aktvistëve të VV-së do të jenë me LEN”, tha Kasami.