AA
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar dy nxënësit që u sulmuan mbrëmjen e kaluar në qytet, duke shprehur shqetësimin dhe solidaritetin me familjet e tyre.
“Bashkë me familjet e tyre ndamë shqetësimin dhe dhimbjen për këtë akt të papranueshëm. Nuk do t’i normalizojmë kurrë raste të tilla. Dhuna nuk do të bëhet normë në Tetovë dhe nuk do të tolerohet. Është obligim i yni ta parandalojmë atë që në rrënjë”, theksoi Kasami.
Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe shtoi se ka garantuar para familjarëve se do të bëjë gjithçka që organet kompetente të veprojnë pa vonesë.
“Dhunuesit duhet të përballen me drejtësinë menjëherë,” u shpreh kryetari i Tetovës.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, informoi se në seancën e sotme Qeveria ka shqyrtuar
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se komuna ka nisur pastrimin dhe rregullimin e një hapësire publike