AA
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar fshatin Xhepçisht duke takuar banorët me të cilët ka bashkëbiseduar për nevojat e këtij fshati. Kasami u premtoi banorëv ndërtimin e rrugës kresore për në fshatin Xhepçishtë
Postimi i plotë i Kasamit në facebook
Xhepçishti gati për Kapitullin e Dytë të zhvillimit
Bashkë me bartësin e listës në Tetovë, Albi Qamilin, ministrin e Ekonomisë dhe shef shtabi për Tetovën, Besar Durmishin, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha dhe funksionarë të tjerë të VLEN-it e kandidatë për këshilltarë, vizituam sot Xhepçishtin punëtor e fisnik, i cili na priti ngrohtë si gjithmonë.
Biseduam rreth sfidave dhe prioriteteve të fshatit, ndërsa me shumë kënaqësi i informova banorët se së shpejti fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës kryesore, bashkë me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Ky projekt, i financuar 100% nga Komuna e Tetovës, na bën krenarë ne si udhëheqësi, por mbi të gjitha zgjidh problemet shumëvjeçare infrastrukturore të Xhepçishtit.
Konstatuam bashkërisht se Tetova ka nevojë të vazhdojë përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, ku do të merr hov transformimi i vendbanimeve tona. Tetova s’ndalet.
Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit
Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria
Disa komuna në vend po ndërmarrin masa të ndryshme mbështetëse për qytetarët, përmes subvencioneve për kategori të caktuara – nga