
Kasami: Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar hap drejt forcimit të demomracisë
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka uruar Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, duke e vlerësuar këtë zhvillim si një hap të madh drejt funksionalizimit të institucioneve dhe forcimit të demokracisë në vend.
“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës shënon fundin e një periudhe bllokade dhe fillimin e një kapitulli të ri institucional. Urime z. Dimal Basha për marrjen e besimit si kryetar i Kuvendit. Ky moment është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin tonë që beson në demokraci funksionale dhe institucione të forta. I uroj suksese në këtë mision të ndjeshëm e fisnik. Urime Kosovë!”, ka shkruar Kasami.