Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer
AA
Princesha Kate Middelton sot ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e saj të preferuara të verës: Wimbledon.
Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William. Pas mbylljes së ndeshjes ajo do t’i dorëzojë trofeun fituesit.
Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, princeshë Charlotte dhe motra Pippa Middleton. Kjo është hera e dytë që Kate shfaqet në publik ndërkohë që po trajtohet nga kanceri.
Kensington Palace njoftoi dje se Princesha e Uellsit do të shfaqet në finalen e cila zhvillohet nga ora 15:00 dhe do të dorëzojë trofeun e fituesit.
Në finale po luajnë Novak Gjokoviç (37) dhe spanjolli 21-vjeçar Carlos Alcaraz, i cili e mundi tenistin serb në finalen e Wimbledonit vitin e kaluar.

Kamioni me logon e kompanisë kosovare “AL Cargo”
Një kamion në pronësi të kompanisë kosovare “AL Cargo” sh.p.k. është kapur në pikën kufitare Kapitan Andreevo, në kufirin mes
Mickoski për Grubin: Nuk ka kurrfarë logjike që
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është siguruar nga ana e organeve të rendit dhe e
Prattipati mban takimin me Osmanin, nuk deklarohet për
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është parë sot duke hyrë në Presidencën e Republikës së