Kate Middleton bën daljen e dytë publike, pas diagnostikimit me kancer
AA
Princesha Kate Middelton sot ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e saj të preferuara të verës: Wimbledon.
Princesha është një adhuruese e madhe e tenisit, e pëlqen ta luajë dhe shkon në çdo finale të Wimbledon që nga viti 2011, kur u martua me princin William. Pas mbylljes së ndeshjes ajo do t’i dorëzojë trofeun fituesit.
Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, princeshë Charlotte dhe motra Pippa Middleton. Kjo është hera e dytë që Kate shfaqet në publik ndërkohë që po trajtohet nga kanceri.
Kensington Palace njoftoi dje se Princesha e Uellsit do të shfaqet në finalen e cila zhvillohet nga ora 15:00 dhe do të dorëzojë trofeun e fituesit.
Në finale po luajnë Novak Gjokoviç (37) dhe spanjolli 21-vjeçar Carlos Alcaraz, i cili e mundi tenistin serb në finalen e Wimbledonit vitin e kaluar.

Avokati i Veselit: Jemi shokuar – klienti im
Avokati i ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Rodney Dixon, në një intervistë ekskluzive me gazetarin dhe autorin e emisionit Rubikon,
“KOSOVË! KOSOVË! ÇKA PRITE!” – Çfarë shkruante Rexhep
Në faqen zyrtare në Facebook të akademikut të ndjerë Rexhep Qosja, e cila menaxhohet nga nipi i tij, Valjet Qosja,
Verdikti i Hagës, Tahiri: Skandaloz dhe i turpshëm,
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Arian Tahiri, ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë