
Katër muaj me radhë ashensorët në Klinikat Interne
Katër muaj me radhë ashensorët në Klinikat Interne nuk funksionojnë, duke e bërë të pamundur transportin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe dorëzimin e analizave laboratorike, informon PressOnline.al. Punonjësit shëndetësorë shprehin indinjatën e tyre, duke theksuar se kjo gjendje rrezikon jetën e pacientëve dhe rëndon punën e stafit mjekësor.
Sipas gazetares me përvojë shumëvjeçare në përcjelljen e rrethanave në sektorin e shëndetësisë, Mençe Toçi, një situatë e këtillë nuk duhej lejuaj nga personat kompetentë. Buxheti për riparimin e ashensorëve ka qenë i siguruar, por ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nuk e ka shpallur tenderin për shkak të kalkulimeve financiare. Me shpalljen e zgjedhjeve lokale, tani procedura nuk mund të hapet, duke e zgjatur krizën edhe më tej.
Ndërkohë, pacientët dhe mjekët mbeten të bllokuar mes katëve të Klinikave, në pritje të një vendimi që duhej marrë muaj më parë.
The post Katër muaj me radhë ashensorët në Klinikat Interne appeared first on Flaka, në çdo lajm… .