Katër skuadra londineze në garë pas sulmuesit meksikan të Fejnordit
Plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan Santiago Himenez, I cili ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike. Deri në këtë pikë të sezoni, në të gjitha kompeticioniet ka arritur të shënojë plot 21 gola, si dhe të dhurojë 5 asistime, në vetëm 23 ndeshje. Arsenali, Uest Hemi, Fullhami dhe Çellsi kërkojnë shërbimet e Himenez, mirëpo me “Blutë e Londrës”, që kërkojnë gjithashtu edhe të sigurojnë një kontratë të shpejtë, me francezin, Karim Benzema, nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqen nga gara.
Në krahun tjetër, tekniku, Mikel Arteta e kërkon me ngulm, meksikanin te “Topçinjtë”, duke parë edhe garën e mbetur, në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, me skuadrën e Arsenalit, që është mes pretendentëve.
Pas “Topçinjve” vijnë “Çekanët” e Uest Hemit, të cilët në rast mossigurimi të shërbimeve, të “bomberit” shqiptar, Armando Broja, do të nisin menjëherë tratativat me skuadrën e Fejnord, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Fulham, të cilët zor me mund të nënshkruajnë, me një sulmues të këtij niveli.