Kavan Saliven, debutuesi më i ri në MLS
Kavan Saliven ka thyer rekordin e Major League Soccer (MLS), duke u bërë lojtari më i ri që debuton në ligën elitare të futbollit në Amerikë.
Filadelfia mundi Nju England Revolution me rezultat 5-1 në një ndeshje të MLS dhe takimi mes dy skuadrave të fundit të Konferencës Lindore do të mbahet mend për situatën në minutën e 85-të.
Sulmuesi izraelit Tai Baribo u largua nga loja dhe u zëvendësua nga Kavan Salliven, i cili në moshën 14 vjeç e 293 ditë u bë debutuesi më i ri në MLS. Salliven theu për 13 ditë rekordin e Fredi Adu të vendosur në prill 2004. Gjithashtu, sipas mediumit ESPN, Sullivan është atleti më i ri që luan në NBA, NHL, NFL, WNBA dhe MLB që nga viti 1970.
Fabrizio Romano zbuloi se Man. Siti tashmë po ndjek Sallivenin, mesfushorin sulmues të lindur në Filadelfia, ndërsa ESPN zbuloi se ai do t’i bashkohet klubit anglez, kur të mbushë 18 vjeç.