KB Çair 2030: Ne garantojmë që në asnjë moment, nuk ka pasur përleshje fizike
Skuadra e Basketbollit “Çair 2030” ka reaguar pas mos zhvillimit të pjesës së dytë të takimit me MZT Skopje, pasi që këta të fundit pretendojnë se janë sulmuar në rrugën drejt zhveshtores dhe brenda saj nga persona jozyrtar. Skuadra nga Çairi pretendon se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ajo mund të konfirmohet me kamerat që kanë kapur çdo cep të palestrës “Shaban Trstena” në Çair.
Përcjellim demantin e KB Çair 2030 ashtu siç shkruar:
“Super ndeshje, atmosferë briliante, palestër e stërmbushur,një mbrëmbje feste për tu mbajtur mend gjatë në memoriet tona, ku u kuptua edhe një herë që Çairi ka qenë dhe do të jetë fole e sportit, ju FALEMINDERIT nga zemra. Sa i përket lajmeve dhe gënjeshtrave që qarkullojnë,i përgënjeshtrojmë plotsishtë me fakte ku e gjithë ndeshja ishte e filmuar nga gjithë këndet prej shumë mediave dhe gjithashtu nga shumë kamera tjera. “Incidenti” i supozuar është një trillim nga ekipa kundërshtare, ku si çdoherë në momentin që shofin se humbja i pret, sajojnë gjëra që nuk janë të vërteta, për çdo zhvillim që ka ndodhur ne garantojmë që në asnjë moment nuk ka pasur përleshje fizike, ashtu siç e garantuam ardhjen, zhvillimin e ndeshjes dhe përcjelljen nga salla sportive.”