
Këngëtarja e njohur rumune publikon një këngë në gjuhën shqipe
AA
Këngëtarja rumune Andreea Vilcan ka publikuar këngën e parë origjinale të saj në gjuhën shqipe të titulluar “Nuk e di”.
Në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Vilcan ka thënë se këngën e ka bërë me ekipin e saj rumun, por e ka ndihmuar edhe një shoqja e saj shqiptare për pjesën e gjuhës.
Ajo tha gjithashtu se klipi i këngës është xhiruar në Rumani, megjithëse shtoi se ishte “penduar” që nuk e kishte xhiruar në Shqipëri gjatë kohës që ishte me pushime në vendin tonë.
“Publikimi i këngës shkoi shumë mirë, iu pëlqeu? Tashmë është shoqja ime nga Kosova Arbenita që më ndihmon herë pas here në gjuhën shqipe, që i shikon, i shkruan dhe i bëjmë së bashku. Sa i përket kompozimit të këngës e banë ekipi i saj nga Rumania. Kënga është xhiruar në Rumani. Këtë verë isha me pushime në Shqipëri dhe mund ta kisha xhiruar atje”, tha Vilcan.
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme pritet të ketë mot relativisht të ngrohtë. Kjo situatë meteorologjike
Fillimi i numërimit të votave nga diaspora prej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga java e ardhshme do të nisë numërimin e votave me kusht, votave të personave me
Policia jep detaje për përleshjen në mes tifozëve
Nga një atmosferë e jashtëzakonshme për 90 minuta, ka përfunduar me dhunë ndeshja e Ligës së Parë, mes Lirisë dhe