
“Këputet bota serbe”, Faton Ahmeti: Lajme të mira nga ShBA-të për rajonin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos tarifa doganore reciproke të reduktuara për disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, lajmet nga ShBA-të janë mjaft pozitive për rajonin: tarifat për Shqipërinë dhe Kosovën do të jenë vetëm 10%, për Maqedoninë e Veriut 15%, ndërsa për Serbinë mbeten më të larta, në 35%.
Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara, duke lehtësuar eksportet dhe duke forcuar bashkëpunimin ekonomik.