AA
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vend në aspektin e sigurisë.
Hoxha ka theksuar se situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës është stabile, përveç veriut të vendit, ku vazhdon të ketë tensione për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar përmes grupeve kriminale dhe ekstremiste.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të tyre. Nuk është që gjithmonë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, ka theksuar Hoxha.
Kërcënimet nga Serbia erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë
“Sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen as nga Ushtria, as nga Policia. Çdo institucion që është përgjegjës për këto
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të VLEN-it lidhur me Propozim-ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat,