AA
KFOR-i përmes një njoftimi për media bën të ditur se ka vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato më të vjetra për të përmirësuar dukshmërinë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, apo siç e quajnë ‘Vijë Kufitare Administrative’.
Në njoftimin për media thuhet se qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme.
“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së(Vija kufitare administrative). Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në postimin e KFOR-it në Facebook paraqiten pamje nga vendosja e këtyre shenja paralajmëruese.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka