
Kërcënohet me jetë Alaudin Hamiti, prezantuesi denoncon në polici familjarin e banorit të “Big Brother VIP”
AA
Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë.
Hamiti ka deklaruar sot në Policinë e Kosovës se ka marrë shumë kërcënime nga një person që pretendon se është familjar i një prej banorëve që doli nga ky program Eduard Kuçi.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së sotme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor.
Po ashtu Reporteri.net merr vesh se kërcënuesi është Liman Berisha dhe jeton në Itali.
Me rastin po merren Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.
Lidhur me kërcënimet tashmë kanë nisur hetimet.
“Kush i arsyeton 33 milionë kur dënohen si
Osman Ferizi, ish-kryetar i Degës së LDK-së dhe Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj” në Gjermani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota
Trump paralajmëron Hamasin të mos përdorë pengjet izraelite
Donald Trump paralajmëroi Hamasin që të mos përdorë pengjet izraelite si ‘mburoja’. Presidenti amerikan përsëriti kërkesën e tij për lirimin
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Ish-diplomati amerikan, James
James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon këtë të martë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.