
Kërcënoi dhe tentoi ta sulmonte me thikë partneren në organin gjenital, ky është personi që u arrestua në Fushë Kosovë
Një grua ka shpëtuar për pak nga një sulm i tmerrshëm që dyshohet se është kryer nga partneri i saj.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e 28 majit 2025, rreth orës 07:00, në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë, kur L.B kishte denoncuar partnerin e saj për një sulm të rëndë fizik dhe verbal, që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Ndërkohë, rasti është denoncuar më 30 maj në Policinë e Kosovës.
Sinjali raportoi se i dyshuari është Fidan Berisha.
Sipas dëshmisë së saj, Fidan Berisha e kishte ofenduar rëndë me fjalë poshtëruese, duke i thënë “Kurvë, prostitutë, ti po shitesh me 100 euro”, dhe më pas e kishte kapur për fyti dhe kishte tentuar t’i prente organet gjenitale me thikë. Viktima kishte arritur të ikë dhe të shpëtojë.
Pas raportimit të rastit më 30 maj, autoritetet kishin kërkuar arrestimin e të dyshuarit, por ai ishte zhdukur. Mbrëmë, më 31 maj 2025, rreth orës 00:25, policia ka marrë informacion se Fidan Berisha ndodhej në banesën e tij dhe me të arritur në vendngjarje, njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë.
Me urdhër të Prokurores kujdestare për dhunë në familje, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Dhunë në familje”, “Kanosje”.