Kërkesa për ekstradim, flet avokati i Noizyt
AA
Avokati i Noizyt, Besnik Berisha ka folur me atë se çka po ndodh në çështjen e reperit i cili aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Ai tha se Noizy është në pritje të dëgjimit nga gjyqtari sepse çështja deri më tani sipas tij, nuk është dëgjuar nga një gjyqtar.
“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë”, ka thenë ai në Klan Kosova.
“Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, viziton Tetovën të
Tetova do të mirëpresë këtë të shtunë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare që pritet
Reagon ish-drejtoresha, Iliazi: Po përballem me një padrejtësi
Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë që e obligon të kthejë 659.831 denarë në Klinikën e Toksikologjisë për shkak
Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni
Tërmet me magnitudë prej 4,3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në rajonin e Elbasanit, i cili është ndjerë